Aktualitet

‘MOS U KTHENI’/ Psikologia Suela Kalaja këshillon aplikantët e nismës së Ramës: Mos bëni të njëjtin faj si unë. E r

3 Korrik 2021, 12:01 Nga DOSJA
‘MOS U KTHENI’/ Psikologia Suela Kalaja këshillon

TIRANË– Psikologia, Suela Kalaja kërkon nga të gjithë shqiptarët që ndodhen jashtë vendit, të mos kthehen më! Ajo ka ripostuar në ‘Facebook’, video-sesionet që kryeministri Edi Rama zhvillon me qytetarë shqiptarë që duan të rikthehen në vend dhe të kontribuojnë në mandatin e tretë të qeverisjes.

Kalaja kërkon nga qytetarët që të bëjnë ‘fajin’ që ajo ka bërë. Më tej, ajo shkruan se është specializuar dhe arsimuar në Itali me gradë shkenocre si Drejtore Shkencash, është renditur e treta më e mirë në Europë për psikologji mirëpo kontrata që kishte në QSUT iu është prishur nga drejtuesja. Kalaja shton se besoi dhe respektoi hierarkinë mirëpo nuk i rezultoi ashtu siç e priste.

POSTIMI:

Mos u ktheni… Mos beni te njejtin “ Faj” qe bera une … E specializuar dhe arsimuar ne Itali pertej grades shkencore Doktore shkencash… E renditur e treta me e mira ne Europe ne psikologji klinike mjekesore e semundjeve te renda , diplomuar ne Milano e specializuar per kirurgjine zgjuar ( e vetmja Psikologe ne Shqiperi per Neurokirurgji e zgjuar)dhe 16 viteve eksperience pune ne QSUT. Tashme me prishje kontrate nga drejtuesja me diplome infermierie ne Kristal. Kjo gje direkt pasi bera te njejten gje si ju por duke Ju drejtuar Drejtorit dhe respektuar hierarkine!!!Duke me konsideruar “ madhore” per dhenien e kontributit tim! Nuk lodhem t’ju them mos u ktheni!!!

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet suela kalaja suela kalaja

Sondazh

Poll