Aktualitet

Peshkonte për të mbajtur familjen/ U gjet i mbytur në lumin Osum, 45-vjeçari i komunitetit egjiptian ishte baba i tre fëmij

3 Korrik 2021, 11:11 Nga DOSJA
Peshkonte për të mbajtur familjen/ U gjet i mbytur në lumin Osum,

BERAT- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me 45-vjeçarin që u gjet i mbytur ditën e sotme në Berat. Mësohet se Ilir Mejdani u gjet në afërsi të Urës së Goricës, nga disa banorë të cilët më pas njoftuan autoritetet.

Ekspertiza që i bën trupit të tij, ka konfirmuar se 45-vjeçari ka pësuar arrest kardiak në momentin që ra në ujë. Ai kishte shkuar në Lumin Osum për të peshkuar pasi me këtë aktivitet ai ushqente familjen e tij. Mësohet se prej 20 vitesh Mejdani, peshkun që e vinte e tregtonte në qytet.

Mejdani i përkiste komunitetit “Egjiptjan” dhe jetonte në lagjen “Çlirimi” të Beratit së bashku me gruan dhe 3 fëmijët e tij, ndërkohë që të afërm të tjerë në këtë zonë kanë bërë me dije se 45-vjeçari ishte i varur nga aklooli.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjendet nje person i mbytur ne berat ilir mejdani ilir myslym mejdani gjendet nje person i mbytur ne berat ilir mejdani ilir myslym mejdani

Sondazh

Poll