Aktualitet

Pas një vit e gjysmë pezullim, nis lundrimi i trageteve nga Saranda drejt Korfuzit

3 Korrik 2021, 11:43 Nga DOSJA
Pas një vit e gjysmë pezullim, nis lundrimi i trageteve nga Saranda

SARANDË-Pas 1 viti e gjysmë është hapur me kapacitet të plotë lundrimi i trageteve për udhëtarët nga Porti i Sarandës drejt Portit të Korfuzit.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja Anila Denaj, e cila përmes një postimi në Facebook, bën me dije se duke filluar nga data 5 korrik, do të nisin udhëtimet vajtje- ardhje me shtetin fqinj.

POSTIMI:

Hapja me kapacitet të plotë e lundrimeve të trageteve, për qarkullimin e udhëtarëve nga Porti i Sarandë drejt Portit të Korfuzit, në Greqi, pas rreth një vit e gjysmë pezullimi ka sjellë realizimin e udhëtimeve të para. Nga data 5 Korrik udhëtimet do të nisin vajtje- ardhje dhe ky pritet të jetë një faktor pozitiv për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Lehtësimi i qarkullimit erdhi falë edhe masave të marra nga Qeveria Shqiptare për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin në masë të popullatës.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet hapet trageti sarande-korfuz hapet trageti sarande-korfuz

Sondazh

Poll