Aktualitet

DETAJET nga operacioni ‘Blloku’/ E shiste në zona të populluara, Marsel Dokut i gjenden në banesë 100 doza kokaine dhe 6

3 Korrik 2021, 10:44 Nga DOSJA
DETAJET nga operacioni ‘Blloku’/ E shiste në zona të

TIRANË– Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja në lidhje me arrestimin e Marsel Dokut në Tiranë. Mësohet se në banesë, Doku kishte mbi 100 doza lëndë narkotike dhe mbi 6 milionë lekë cash.

Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së motrës së tij, u gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, 3 peshore elektronike, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.

NJOFTIMI:

Vijon operacioni i koduar “Blloku” për goditjen e veprimtarisë në fushën e narkotikëve. Në vijim të operacionit policor të koduar “Blloku” në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi M. D dhe u sekuestruan mbi 100 doza lëndë narkotike kokainë, sherbimet e Policisë pas veprimeve të para hetimore, kanë vijuar me kontrolle më të imëtësishëm të banesës, ku kanë gjetur dhe sekuestruar shumën prej 6.000.000 të reja, të cilat dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike kokainë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet marsel doku operacioni blloku marsel doku operacioni blloku

Sondazh

Poll