Aktualitet

‘Më bën presion për pagesat’/ Debati me administratorin për përdorimin e ashensorit, ish-ministri Arben Malaj kallëzon

3 Korrik 2021, 12:04 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-ministri Arben Malaj ka paditur në prokurori një ndërtues në Vlorë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur pas një konflikti për përdorimin e ashensorit në pallatin të ndërtuar nga Sulo Shehu në Lugomare në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku Malaj ka në pronësi të tij një apartament.

Në kallëzim, Malaj ka sqaruar të gjithë situatën, ku shpjegon se si nisën debatet mes tij dhe administratorit të pallatit, ku ky i fundit i ka kërkuar një shumë lekësh dy herë për t’u pajisur me chipa për ashensorin.

Sipas Malajt, administratori i ka kërkuar para për shërbime që nuk ofrohen dhe se nuk jepte dokumente për pagesën që duhet të bënte.

Unë kam blerë një apartament te ndërtuesi Sulo Shehu, në brendësi përfshihej dhe si pronë e shërbim i përbashkët ashensori i pallatit që unë kam blerë hyrjen e cila është në katin e katërt, hyrja me numër 18. Në lidhje me përdorimin e ashensorit kam pasur konflikte me një person i cili është vetëdeklaruar si administratori i pallatit. Më bën presion për pagesat e pa justifikuara nga ana e tij. Kam për të thënë se unë personit në fjalë i kam dhënë 8.000 lekë të reja pasi ai më ka dorëzuar dy çipat e aktivizuar, mbas tre javësh ky person më ka kërkuar diferencë…‘shkruan Malaj në kallëzim.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arben malaj sulo shehu arben malaj sulo shehu

Sondazh

Poll