Aktualitet

‘Jepu lekë se të lënë’/ Mbulonte shokët dhe i ndihmonte të shpërndanin kokainë, GJKKO lë në burg efektivin

3 Korrik 2021, 10:53 Nga DOSJA
‘Jepu lekë se të lënë’/ Mbulonte shokët dhe

TIRANË– Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg, efektin e policisë, Elefterios Sullaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij, të cilët u kapën me një sasi kokaine në makinë. Sullaj u arrestua bashkë me dy bashkëpunëtoret e tij, Mikel Zhegu, i dyshuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike si dhe Eris Tafa, i cili akuzohet për largim të të burgosurit nga vendi i qëndrimit.

Sullaj bënte ‘mburojën’ e shokëve të tij që i ndihmonte të shmangnin kontrollet e kolegëve të tij, madje shpesh herë bënte edhe rolin e shoferit teksa shpërndanin kokainë në zonën e ish-Bllokut dhe zonën e Komunës së Parisit.

‘Balkanweb’ raporton se Mikel Zhegu sa herë ndalohej nga Policia mësohet se merrte në celular policin, ku ky i fundit e porosiste; ‘Jepi ndonjë kafe se atë duan dhe të lënë’. Ndërkohë në disa komunikime tjera, polici i kërkonte Zhegut lëndë narkotike.

Pas arrestimit, mësohet se polici ka pranuar që është përdorues droge dhe kishte miqësi me Mikel Zhegun dhe se nuk kishte shpërndarë kurrë drogë apo që të kishte kryer korrupsion. “Kam shpërdoruar detyrën vetëm nga kontaktet që ka pas me mikun e tij.”, mësohet të jetë shprehur ai.

Sullaj ka dalë në përgjime që prej nëntorit 2019, kur dy vëllezërit Breza braktisën një mjet në ndjekje e sipër.  Njëri ndër ta flet në telefon dhe thotë që takoi të atin në spital, që ishte i ndaluar dhe kur një shok i thotë “ec takoje pak minuta” . Ai përgjigjet: “I dhashë 40 euro atij”. Kur SPAK kontrolloi kartelën ne spital zbuloi që Elefterio ishte në shërbim atë dite dhe ndaj e vuri në përgjim.

Elefterios Sullaj, oficer i patrullës së përgjithshme në komisariatin e policisë nr.2 në Tiranë është edhe djali i ish-zv. drejtorit të policisë Pandeli Sullaj.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elefterio sullaj mikel zhegu elefterio sullaj mikel zhegu

Sondazh

Poll