Aktualitet

Aksident në Radhimë/ Makinat bëhen copash, njëra humb kontrollin dhe përplas dy të parkuara

3 Korrik 2021, 10:31 Nga DOSJA
Aksident në Radhimë/ Makinat bëhen copash, njëra humb

VLORË– Një aksident ka ndodhur në zonën e Radhimës, ku raportohet se në të janë përfshirë tre automjete.

Shkak për aksidentin është bërë dalja nga rruga e një automjeti, që si pasojë e humbjes së kontrollit ka përplasur dy të tjera, të parkuara në anë të rrugës.

Raportohet se shoferi që ka devijuar ka patur përballë një automjet me shpejtësi.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka pasur persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne radhime aksident ne radhime

Sondazh

Poll