Aktualitet

Trafikonin emigrantë të paligjshëm, shkatërrohet grupi në Greqi, arrestohen 5 persoa 2 prej tyre shqiptarë 

3 Korrik 2021, 10:15 Nga DOSJA
Trafikonin emigrantë të paligjshëm, shkatërrohet grupi

GREQI- Një grup që merrej me trafikimin e emigrantëve të paligjshëm është goditur ditën e sotme nga policia greke. Himara.gr shkruan se ky grup përbëhej nga 5 persona, na të cilët 2 ishin shqiptarë.

Policia i ka kapur këtë grup në flagrancë në rrugën Janinë-Kakavijë, në një kamion duke transportuar 17 emigrantë të paligjshëm në kufinin greko-shqiptar. Ky grup vazhdonte aktivitetin e tij prej muajësh, duke kaluar qindra emigratë në paligjshëm në kufirin greko-shqiptar.

Çmimi që emigrantët paguanin për të kaluar kufirin ishte 200 euro. Ndëkohë nga hetimi i policisë, ata gjetën në shtëpitë e të arrestuarve 12,380 euro, 4 celular si dhe një automjet që përdorej për kalimin e emigrantëve.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 persona ne greqi shkaterrohet grupi per trafikimin e emigranteve arrestohen 5 persona ne greqi shkaterrohet grupi per trafikimin e emigranteve

Sondazh

Poll