Aktualitet

Publikohen FOTOT! Këta janë Agustin Deda dhe Hekuran Marku që prangosi “Shpirti”, Anila Hoxha: Trafikuan më shumë se 1

2 Korrik 2021, 16:13 Nga DOSJA
Publikohen FOTOT! Këta janë Agustin Deda dhe Hekuran Marku që

TIRANË– Personat që po shikoni në foto janë Agustin Deda dhe Hekuran Marku, dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të cilët sot u vunë në pranga në kuadër të operacionit “Shpirti”. Fotot janë publikuar nga Top-Channel.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se Agustin Deda dhe Hekuran Marku në bashkëpunim me katër shtetas italianë dhe një shqiptar të quajtur Eltjon Bregu trafikuan në rrugë detare nga Shqipëria drejt Italisë ngarkesën me 1016 kilogramë kanabis, e cila u është sekuestruar shtetasve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini. Këta dy të fundit janë arrestuar në Bari.

Në këtë dosje, sipas Hoxhës, dy ish-truprojat e Tahirit dyshohet se kultivuan drogë me Bregun dhe tentuan ta trafikonin për tua dorëzuar katër italianëve.

Si u zhvillua operacioni “Shpirti”?

Ka qenë dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë duke rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ata kanë dhënë informacione për 3 vite, pas të cilave SPAK, në bashkëpunim me Antimafian italiane, Eurojust dhe DIA, kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës. Janë 38 urdhër-arreste të prera, 10 prej tyre të prera më herët në operacionin “Kulmi”.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agustin deda hekuran marku operacioni shpirti agustin deda hekuran marku operacioni shpirti

Sondazh

Poll