Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses pë Teatrin, Kalaja: Veliaj nuk shpëton dot, do drejtohemi në SPAK

2 Korrik 2021, 14:50 Nga DOSJA
Vendimi i Kushtetueses pë Teatrin, Kalaja: Veliaj nuk shpëton dot, do

TIRANË– Avokatja Adriana Kalaja është shprehur se çështja për Teatrin Kombëtar nuk do të ndalet këtu. Në një lidhje telefonike për Syri TV, Kalaja tha se ajo dhe artistët do të drejtohen në Prokurorinë e Posaçme pasi kryebashkiaku Erion Veliaj nuk mund të shpëtojë sot.

Kalaja shtoi se kanë konstatuar shkelje të ligjeve dhe veprime antikushtetuese e për këtë arsye, kryebashkiaku Veliaj do të përballet me një kallëzim. 

“Veliaj nuk shpëton dot. Ne kemi konstatuar shkelje të ligjeve me të dyja këmbët, janë bërë veprime antikushtetuese. Të gjitha hapat antikushtetuese janë përgjegjësi direkt e Veliajt. Do i drejtohemi SPAK-ut, ku në fokus do jetë leja e ndërtimit, pjesë e kallëzimit do jetë edhe abuzimi i detyrës nga ana e Veliajt.  Veliaj ka abuzuar me punën shumë herë. Veliaj do të jetë përballë një kallëzimi, ne po përgatisim kallëzim edhe për Sorecën, sepse ne mendojmë se ka konsumuar vepër penale. Nëse ndaj Sorecës nuk merren masa, ne do kërkojmë që të shpallet non grata,”- tha Kalaja.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar duke rrëzuar kështu ligjin special dhe kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në vendimin e saj, pasi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Kushtetuesja i dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe ka rrëzuar Ligjin Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, si dhe ka shfuqizuar vendimin për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriana kalaja gjykata kushtetuese pezullon ndertimin e teatrit te ri adriana kalaja gjykata kushtetuese pezullon ndertimin e teatrit te ri

Sondazh

Poll