Aktualitet

MSH: Asnjë humbje jetë gjatë 24 orëve të fundit nga COVID në Shqipëri, vetëm 3 raste të reja

2 Korrik 2021, 14:34 Nga DOSJA
MSH: Asnjë humbje jetë gjatë 24 orëve të fundit nga

TIRANË– Asnjë humbje jete dhe tre raste të reja, ky është bilanci i koronavirusit në vendin tonë për 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit, nga 3513 testime të kryera vetëm 3 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, ndërsa janë shëruar 4 të tjerë. Ndërsa në spitalet COVID po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Në 24 orët e fundit janë kryer 3513 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 tre qytetarë: 2 raste në Vlorë, 1 në Tiranë. Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19.

Ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,018 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 3

Të shëruar në 24 orë 4

Të shtruar në spitale 3

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3513

Testime totale 812,299

Raste pozitive 132,526

Raste të shëruara 130,018

Raste Aktive 52

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21

Shkodër 12

Elbasan 6

Durrës 5

Vlorë 3

Lezhë 2

Berat 2

Fier 1

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Korrik 2021, 12:14

KURBIN– Një sipërfaqe me pemëtari është përfshirë nga flakët ditën e sotme pranë fshatit Shëmri, Kurbin.Mësohet se zjarri është aktiv prej dy orësh, ndërsa janë...