Aktualitet

A ishte e ligjshme shembja e Teatrit Kombëtar? Avokati Adriatik Lapaj ‘zbërthen’ pikën 4 të vendimit të Gjykatës Kusht

2 Korrik 2021, 16:12 Nga DOSJA
A ishte e ligjshme shembja e Teatrit Kombëtar? Avokati Adriatik Lapaj

TIRANË– Në pikën numër katër e vendimit të dalë sot nga Gjykata Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar theksohet “Rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e vendimit nr. 50, datë 14.05.2020 të Këshillit Bashkiak Tiranë, Bashkia Tiranë, “Për miratimin e shembjes së godinës të “Teatrit Kombëtar”, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt – Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit “Mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën.

Në vendim theskohet se u rrëzua kërkesa e presidentit për shfuqizimin e vendimit të Këshillit Bashkiak mbi shembjen e teatrit. Por a nënkupton kjo se shembja e teatrit ishte e ligjshme?

Lidhur me këtë pyetje, avokati Adriatik Lapaj i është përgjigjur një ndjekësi. Lapaj thekson se “jo shembja e teatrit nuk është e ligjshme, por për këtë pikë nuk u krijua krijua shumica prej 5 votash parashikuar nga neni 73 pika 4 i ligjit 8577/2000 në lidhje me juiridiksionin e kësaj gjykate për shqyrtimin e çështjes”.

Replika e avokat Adriatik Lapaj në facebook:

Komentuesi: Pika 4 pëkthehet që shembja është e ligjshme?

Adriatik Lapaj: Jo. Për këtë pikë nuk u krijua shumica prej 5 votash parashikuar nga neni 73 pika 4 i ligjit 8577/2000 në lidhje me juiridiksionin e kësaj gjykate për shqyrtimin e çështjes.

Pak më parë, Gjykata Kushtetuese pezulloi ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar duke rrëzuar kështu ligjin special dhe kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në vendimin e saj, pasi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Kushtetuesja i dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe ka rrëzuar Ligjin Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, si dhe ka shfuqizuar vendimin për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik lapaj gjykata kushtetuese pezullon ndertimin e teatrit te ri adriatik lapaj gjykata kushtetuese pezullon ndertimin e teatrit te ri

Sondazh

Poll