Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin për ngritjen e godinës së re, artistët: Dita e Teatrit!

2 Korrik 2021, 14:25 Nga DOSJA
Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin për ngritjen e godinës

TIRANË– Artistët e kanë konsideruar ditën e sotme si ditën e Teatrit Kombëtar. Në një status në faqen “Unë jam Teatri”, ata kanë shpërndarë lajmin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila sot ka pezulluar ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar duke rrëzuar kështu ligjin special dhe kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë.

“Dita e Teatrit,”- shkruhet krah postimit.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar duke rrëzuar kështu ligjin special dhe kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në vendimin e saj, pasi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Kushtetuesja i dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe ka rrëzuar Ligjin Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, si dhe ka shfuqizuar vendimin për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese pezullon ndertimin e teatrit te ri gjykata kushtetuese pezullon ndertimin e teatrit te ri

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Korrik 2021, 12:14

KURBIN– Një sipërfaqe me pemëtari është përfshirë nga flakët ditën e sotme pranë fshatit Shëmri, Kurbin.Mësohet se zjarri është aktiv prej dy orësh, ndërsa janë...