Aktualitet

E prangosi operacioni “Shpirti”, thyen heshtjen prokurori Maksim Sota: Trillime, më shkaktuan dhimbje në familje. Më gjen

2 Korrik 2021, 14:38 Nga DOSJA
E prangosi operacioni “Shpirti”, thyen heshtjen prokurori Maksim

TIRANË– Prokurori Maksim Sota i cili u vu në pranga në kuadër të operacionit “Shpirti, por është lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ka mohuar përfshirjen e tij në trafikun e drogës. Pak orë pas raportimeve të lajmeve në media, Sota ka thyer heshtjen dhe ka folur për gaztaren e Top Channel, Anila Hoxha.

Prokurori ka deklaruar se nëse gjendet qoftë dhe një provë të vetme që ai ka pasur lidhje me këta persona të arrestuar, do pranojë të shkojë në burg dhe jo të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’. Sota ka shtuar gjithashtu se këto lajme i kanë shkaktuar shumë dhimbje në familje.

“Më bën nder, në qoftë se mundesh me sqaron pak edhe këta kolegët e t’u që dalin në intervista dhe të fiksojnë një gjë, e thënë nga unë, në qoftë se ka një provë të vetme që kam ndihmuar këta persona, do pranoj të shkoj në burg me ta dhe jo në arrest shtëpie. Në qoftë se ka një çështje të vetme që unë kam patur lidhje me këta persona, do kërkoj të shkoj në burg me ata. Të gjithë të tjerat janë fjalë dhe trillime për të cilat më dhemb vetëm gjendja që më shkaktuan në familje,”- mësohet të ketë thënë Sota.

LAJMI KRYESOR: “Të penduarit” shkatërruan grupin kriminal! SPAK lëshon 38 urdhër-arreste, 10 të arrestuar më parë, mes tyre prokurorë e drejtues policie! Sekuestrohen miliona euro pasuri, “Shpirti” bën ‘namin’ në 4 shtete

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet maksim sota operacioni shpirti maksim sota operacioni shpirti

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Korrik 2021, 12:14

KURBIN– Një sipërfaqe me pemëtari është përfshirë nga flakët ditën e sotme pranë fshatit Shëmri, Kurbin.Mësohet se zjarri është aktiv prej dy orësh, ndërsa janë...