Aktualitet

EMRAT/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, vëllai qëllon motrën me çifte

2 Korrik 2021, 15:09 Nga DOSJA
EMRAT/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, vëllai qëllon

VLORË– Bukuroshe Danaj, 66 vjeçe, banuese në fshatin Bishan të Vlorës ka mbetur e plagosur me armë zjarri pasi është qëlluar nga vëllai i saj, Seit Danaj, 60 vjeç. Mësphet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bishan të Vlorës. Seit Danaj është konfliktuar me të motrën këtë pasdite, teksa ka qenë dhe në gjendje të dehur.

Nën efektin e alkoolit, ai ka marrë çiften dhe ka qëlluar të motrën, duke e lënë të plagosur në këmbë. 66-vjeçarja është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë Vlorë:

Sot, rreth orës 16:25, në fshatin Bishan, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi S. D., rreth 60 vjeç, ka plagosur me armë gjahu çifte, motrën e tij, shtetasen B. H., rreth 66 vjeçe, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori gjatë konfliktit ka qenë nën efektin e alkoolit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bukuroshe danaj plagosje ne vlore seit danaj vellai qellon motren me cifte ne vlore bukuroshe danaj plagosje ne vlore seit danaj vellai qellon motren me cifte ne vlore

Sondazh

Poll