Aktualitet

Neritan Liçaj reagon pas vendimit të Kushtetueses për Teatrin: Horra, uluni ne gjunjë dhe kërkoni falje

2 Korrik 2021, 15:17 Nga DOSJA
Neritan Liçaj reagon pas vendimit të Kushtetueses për Teatrin:

TIRANË– Aktori Neritan Liçaj, një nga aktivistët që mbrojti më shumë kauzën e Teatrit Kombëtar, ka reaguar pas dhënies së vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi të ndarë në rrjetin social ‘Facebook’, aktori shkruan se ka shumë për të thënë, ndërsa ka kërkuar nga autoritetet që të kërkojnë falje, pasi Gjykata pezulloi ndërtimin e godinës së re dhe ligjin Special.

“Kam aq shume per te them dhe shkruar sa do te duheshin tre dite e me tepër…po them vetëm horra uluni ne gjunje dhe kërkoni falje”, shkruan aktori.

Pak më parë, Gjykata Kushtetuese pezulloi ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar duke rrëzuar kështu ligjin special dhe kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në vendimin e saj, pasi Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, Kushtetuesja i dhënë të drejtë Presidentit Ilir Meta dhe ka rrëzuar Ligjin Special për dhënien me koncesion të hapësirës së truallit të Teatrit Kombëtar, si dhe ka shfuqizuar vendimin për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të ndërtesës së Teatrit Kombëtar.

(Kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese pezullon ndertimin e teatrit te ri neritan licaj gjykata kushtetuese pezullon ndertimin e teatrit te ri neritan licaj

Sondazh

Poll