Aktualitet

Operacioni “Shpirti”, Yuri Kim: Koha e pandëshkueshmërisë po mbaron!

2 Korrik 2021, 14:20 Nga DOSJA
Operacioni “Shpirti”, Yuri Kim: Koha e

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pas operacionit të koduar “Shpirti”. Në një status në rrjetet sociale, Kim shkruan se koha e pandeshkueshmërisë në Shqipëri po mbaron dhe se rezultatet e prodhuara nga institucionet e drejtësisë po e tregojnë këtë gjë.

“Disa pretendojnë ose shpresojnë se reforma në drejtësi nuk ka prodhuar “asgjë”. E vërteta është se po prodhon gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se pandëshkueshmëria po mbaron. Shikoni aksionin e madh të sotëm, i cili është vetëm goditja e fundit kundër zyrtarëve të korruptuar dhe krimit të organizuar. SHBA do të vazhdojë të mbështesë SPAK ndërsa hetojnë dhe ndjekin penalisht ata që abuzojnë me detyrën e tyre ose pasurohen gabimisht – ndërsa varfërojnë Shqipërinë përmes veprimtarisë kriminale. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara dhe po jep rezultate,”- shkruan Kim.

LAJMI KRYESOR: “Të penduarit” shkatërruan grupin kriminal! SPAK lëshon 38 urdhër-arreste, 10 të arrestuar më parë, mes tyre prokurorë e drejtues policie! Sekuestrohen miliona euro pasuri, “Shpirti” bën ‘namin’ në 4 shtete

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ambasadorja yuri kim operacioni shpirti ambasadorja yuri kim operacioni shpirti

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Korrik 2021, 12:14

KURBIN– Një sipërfaqe me pemëtari është përfshirë nga flakët ditën e sotme pranë fshatit Shëmri, Kurbin.Mësohet se zjarri është aktiv prej dy orësh, ndërsa janë...