Sport

Conte: “Belgjika nuk është favorite, por Lukaku është ndër më të mirët në botë”

1 Korrik 2021, 17:36 Nga DOSJA

ITALI – Ish-trajneri Antonio Conte, i cili i nxorri zikaltrit kampionë të Italisë, ka folur për gazetën franceze “L’Equipe”, për ndeshjen e nesërme midis “azzurrëve” dhe Belgjikës së Romelu Lukakut.

“Italia ka gjetur ekuilibrin e saj, në fazat sulmuese dhe mbrojtëse. Ajo bën një lojë kolektive dhe me frymën e grupit. Nuk arrihen 31 rezultate radhazi pozitive rastësisht. Eshtë një ekip i vërtetë dhe mua më pëlqen. Nuk mendoj se Belgjika do të jetë favoritë nesër, do të jetë një ndeshje e ekuilibruar.

Rezultati do të varet nga vendosmëria dhe vëmendja ndaj detajeve. Dhe sigurisht, nga mundësitë që do të krijohen për të fituar. Nëse në fushë do të jenë lojtarët më të mirë. Lukaku sot është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Ai kishte cilësi të mëdha fizike dhe atletike, por në dy vitet e fundit ne e kemi bërë atë të rritet edhe më shumë.

Në aspektin e pranisë së tij në fushë, në punën që ai bën për ekipin dhe në qartësinë përpara golit. Gjëja e bukur është, se ai ende ka shumë hapësirë ​​për përmirësim,”- ka deklaruar Antonio Conte, ish-trajneri i kampionëve të Italisë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport antonio conte belgjikës gazetën franceze “l'equipe” italisë antonio conte belgjikës gazetën franceze “l'equipe” italisë

Sondazh

Poll