Sport

Mungojnë vetëm detajet e fundit, vëllai i Sergio Ramos në Paris, mbrojtësi spanjoll gati të zbarkojë në Ligue 1

1 Korrik 2021, 15:35 Nga DOSJA
Mungojnë vetëm detajet e fundit, vëllai i Sergio Ramos në

PARIS-Ai ende nuk është një lojtar i PSG, por pothaujse mund të zyrtarizohet orët e fundit. Sergio Ramos është larguar nga Real Madrid dhe së shpejti do të zbarkojë në Ligue 1. Gazeta Le Parisien zbulon se palët po diskutojnë dhe se vullneti i mbrojtësit është mjaft i qartë: sot vëllai i Sergio Ramos ka takuar drejtuesit e klubit në Paris.

Oferta është dorëzuar (kontratë dy-vjeçare), por detaje të shumta mbeten për tu sqaruar. Duke filluar nga paga: lojtari nuk do të donte të shkonte nën 15 milion në sezon. Në pritje të përfundimit të negociatave, ai stërvitet dhe relaksohet në familje pasi Luis Enrique nuk e ka grumbulluar te Spanja për Euro 2020.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport psg real madrid sergio ramos psg real madrid sergio ramos

Sondazh

Poll