Sport

Formacioni i “Euro2020”, një skuadër “ëndërrash” përherë e diskutuar

1 Korrik 2021, 15:33 Nga DOSJA
Formacioni i “Euro2020”, një skuadër

ANGLI – Ata nuk kanë humbur asnjë ndeshje, për këtë arsye janë këtu, në vitrinë, si lojtarët më të mirë të Europianit. Ishin lojtarët më vendimtarë, me më tepër vazhdimësi, ose me pak fjalë, me paraqitjen e tyre i ndryshuan rrjedhën skuadrës.

Ka ardhur momenti të flasim për Kevin De Bruyne, i cili çdo herë që është aktivizuar si zëvendësues, apo që nga fillimi, Belgjika e tij ka ndryshuar. Ashtu si përballë Danimarkës, kur përmbysi ndeshjen.

Apo Buskets. Në mungesë të tij, Spanja orvatej në fushë pa busull, madje rrezikoi deri eliminimin. Por me aktivizimin e mesfushorit të shumët trofeve të Barcelonës, “furia e kuqe” filloi të shënojë gola dhe talentet e saj nisën të shprehin potencialin, duke e bërë këtë skuadër të fluturojë.

Kjo 11-she është një skuadër fenomenësh, disi e zhbilancuar, megjithatë brenda saj ka gjithçka. Spinacola në pjesën e mbrojtjes është si një shkëmb, por mesfusha është e përbërë nga marsianë dhe për këtë arsye kemi vendosur ta spostojmë pak më pas. Atje është një tjetër pjesë e formacionit të “axurrëve” që e meritojnë atë vend, Zhorzhinjo.

Në nivel paraqitjeje dhe rëndësie, Luka Modric, ndoshta është më mirë se ai, por braziliano-italiani qëndron më mirë në këtë formacion, pasi di ta drejtojë këtë orkestër dhe sipas specialistëve luan më mirë.

Në formacion janë edhe dy lojtarë, që në këto momente ndodhen në shtëpitë e tyre, por që nuk mund të harrohen, si Pogba, apo Ronaldo. Pavarësisht të gjithave, francezi ka bërë një Europian të shkëlqyer, sa i përket asaj që ka shfaqur në fushën e lojës. Ndërkohë që Ronaldo mbetet aty, emri i tij udhëheq ende klasifikimin e golashënuesve.

Përkrah portugezit në sulm është Stërling, i cili ka tërhequr bindshëm përfaqësuesen e tij Anglinë me golat e shënuar. E më pas Lukaku? Sigurisht shpesh zgjedhje të tilla janë të diskutueshme, por hidhini një sy Europianit dhe të gjithë pjesëmarrësve dhe jemi të sigurtë që gjithmonë ky debat do të mbetet i hapur.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport belgjika danimarkës europianit kevin de bruyne luka modric spanja sterling belgjika danimarkës europianit kevin de bruyne luka modric spanja sterling

Sondazh

Poll