Sport

Xherdan Shaqiri, në mungesë të Xhakës, kapiten i Zvicrës kundër Spanjës

1 Korrik 2021, 16:37 Nga DOSJA
Xherdan Shaqiri, në mungesë të Xhakës, kapiten i

ZVICER – Shiriti i kapitenit të Zvicrës, nga një krah shqiptari do të vendoset në një krah tjetër shqiptari. Sulmuesi Xherdan Shaqiri, në mungesë të kapitenit Granit Xhaka, do të jetë ai kapiteni i Zvicrës në çerekfinale kundër Spanjës të premten në “Euro2020”.

Sulmuesi anësor i Liverpoolit, shënoi dy gola në ndeshjet ndaj Turqisë në grupe, që e kualifikuan Zvicrën në 1/8 e finales. Aty, ndaj Francës, skuadra helvete shkroi historinë, pasi eliminoi Francën në një ndeshje dramatike, duke e arritur për here të parë çerekfinalen e një turneu të madh Europian.

Në këtë “betejë”, kapiteni Granit Xhaka, do të shpallej “lojtari më i mire i takimit”, por për fat do të merrte edhe kartonin e dytë të verdhë, që e ka penalizuar për të mos luajtur në ndeshjen ndaj Spanjës. Nesër, në stadiumin e St.Peterburgut, do të jetë Xherdan Shaqiri, i cili për herë të pare në karrierën e tij, do të mbajë shiritin e kapitenit të Zvicrës.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro2020 granit xhaka kundër spanjës shiriti i kapitenit të zvicrës xherdan shaqiri euro2020 granit xhaka kundër spanjës shiriti i kapitenit të zvicrës xherdan shaqiri

Sondazh

Poll