Sport

Sergio Ramos arrin marrëveshje 2-vjeçare me Paris SG

1 Korrik 2021, 15:53 Nga DOSJA
Sergio Ramos arrin marrëveshje 2-vjeçare me Paris SG

SPANJE – Mediat spanjolle njoftojnë se Sergio Ramos, ish-kapiteni i Realit të Madridit dhe futbollist i klubit spanjoll për rreth 16 vite, sapo ka arritur marrëveshjen me Paris SG.

Skuadra franceze vazhdon të jetë mjaft aktive në merkato dhe me këtë përforcim do të arrijë të përmirësojë nivelin e saj në mbrojtje. Pavarësisht moshës, disi të madhe, Ramo mbetet një ndër lojtarët më me eksperiencë të atij reparti.

Kjo edhe pse sezoni i fundit nuk ka shkuar mirë për të, gjë që e konfirmoi edhe Luis Enrique, që nuk e grumbulloi në kombëtare për Europianin.

Sa i përket zyrtarizimit të tij te Parisi, pritet në ditët në vazhdim, kur do të bëhen edhe kontrollet mjekësore.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll