Sport

Rikthehet Liridon Latifi në Superiore, firmos me Vllaznisë për dy sezone

1 Korrik 2021, 16:05 Nga DOSJA
Rikthehet Liridon Latifi në Superiore, firmos me Vllaznisë për dy

SHKODER – Liridon Latifi, që para katër sezosh shkëlqeu në Superiore me Skënderbeun, rikthehet sërish në futbollin shqiptar, këtë herë sulmuesi prishtinas do të veshë fanelën e kuqebluve të Vllaznisë për dy sezonet e ardhshëm.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi shkodran. Katër sezonet e fundit të karrierës së 27-vjeçarit në radhët e Puskas Akademia në futbollin hungarez, kanë qenë për t’u harruar, megjithatë tani futbollisti do të provojë të rikthehet në nivele të larta me fanellën e Vllaznisë.

Pas prezantimit zyrtar, Latifi do të udhëtojë menjëherë drejt Zlatiborit, për t’u vendosur nën urdhrat e trajnerit Thomas Brdaric dhe përgatitur për ndeshjet eliminatore të Conference League, ku shkodranët do të përballen me boshnjakët e Siroki Brijeg në turin e parë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conference league klubi shkodran liridon latifi puskas akademia thomas brdaric. vllaznise conference league klubi shkodran liridon latifi puskas akademia thomas brdaric. vllaznise

Sondazh

Poll