Sport

Hapet ‘kutia e Pandorës’ te Franca, ‘konflikt’ edhe mes Griezmann e Mbappe!

1 Korrik 2021, 15:47 Nga DOSJA
Hapet ‘kutia e Pandorës’ te Franca, ‘konflikt’ edhe

FRANCE – Pas eliminimit të “Euro2020”, te kombëtarja e Francës është hapur ‘kutia e Pandorës’. Pas problemeve mes Olivier Giroud dhe Kylian Mbappe, mediat franceze raportojnë se ka pasur edhe një konflikt mes Mbappes dhe Antoine Griezmann.

Sipas “L’Equipe”, i konsideruar si ylli i “gjelave”, sulmuesi Kylian Mbappe është bërë xheloz për vendim që zinte Griezmann te kombëtarja e Francës. Gazeta franceze raporton se Mbappe i ka thënë trajnerit Didier Deschamps, që është gjuajtësi më i mirë në gjuajtjet standarte të skuadrës dhe se ai duhet të jetë ekzekutues i tyre.

Por ngjarjet dëshmuan të kundërtën. Mbappe humbi penalltinë në ndeshjen ndaj Zvicrës, gjë që e eliminoi Francën nga “Euro2020”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport antoine griezmann didier deschamps kylian mbappe l'equipe antoine griezmann didier deschamps kylian mbappe l'equipe

Sondazh

Poll