Sport

“Euro2020” / Mançini: “Tani luhen për të fituar, ne do të bëjmë më të mirën”

1 Korrik 2021, 17:07 Nga DOSJA
“Euro2020” / Mançini: “Tani luhen për të

GJERMANI – “Euro 2020” rikthehet sërish të premten. Në orën 21:00, në “Allianz Arena” të Munich, do të luhet supersfida Itali-Belgjikë. Në prag të këtij takimi, konferencën e zakonshme për shtypin, ka folur edhe trajneri i Italisë, Roberto Mançini.

Ai është shprehur se shpreson, që De Bruyne dhe Eden Hazart, të cilët dolën të dëmtuar nga ndeshja ndaj Portugalisë, të jenë në fushë ndaj tyre. “Shpresoj shumë që të dy yjet të jenë në fushë nesër, por jam i sigurt që Belgjika po përgatit një ndeshje të mirë, ashtu sikurse dhe ne”,– ka thënë italiani.

Gjithashtu, trajneri Mançini ka ulur me këmbë në tokë të tijët, duke thënë, se pas 120 minutave të lodhshme ndaj Austrisë, Belgjika, nuk është një mur i thjeshtë për t’u kaluar.

“Ndeshjet si ajo me Austrinë na bëjnë më të fortë. Ne kem vuajtur, por kemi gjuajtur në portë plot 26 herë. Ka pasur momente të vështira, por në fund fituam. Ne po përballemi me ekipin më të mirë në Europë, ata janë në krye të renditjes së FIFA-s.

Tani nuk ka më ndeshje të lehta, të gjitha sfidat luhen për t’u fituar dhe ne do të bëjmë më të mirën tonë”,- ka deklaruar në përfundim trajneri Mançini.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “allianz arena” të munich austrinë belgjika de bruyne eden hazart itali-belgjike “allianz arena” të munich austrinë belgjika de bruyne eden hazart itali-belgjike

Sondazh

Poll