Sport

240.000 njerëz firmosin një peticion, kërkojnë të përsëritet Francë-Zvicër, gjithçka lidhet me portierin zvicerian që

1 Korrik 2021, 15:19 Nga DOSJA
240.000 njerëz firmosin një peticion, kërkojnë të

FRANCË– Franca tashmë është eliminuar nga Euro 2020, por mbetet ende në qendër të debatit dhe vëmendjes. Nga njëra anë, ka kritika për mënyrën sesi trajneri Deschamps përgatiti ndeshjen, ndërsa nga ana tjetër polemikat lidhen për mënyrën sesi u eleminua skuadra në penalltinë e fundit të Mbappe-s. Siç raportohet nga media të ndryshme si RTL Sport, ka më shumë se 240,000 njerëz që kërkojnë të përsërisin ndeshjen midis Francës dhe Zvicrës.

Ata kanë nënshkruar përmes faqes Les Lignes Bougent, një shërbim kushtuar këtij lloji të propozimit dhe duket se peticioni nuk do të humbasë mbështetjen me kalimin e orëve.Polemikat lidhen me atë që bëri portieri i Zvicrës, Yann Sommer.Në ankesë thuhet se futbollisti i Borussia Mönchengladbach nuk e respektoi rregullin që portierët duhet të jenë në vijën e portës.

Si zakonisht, këto imazhe krijojnë konfuzion. Dhe ato shoqërohen me mesazhe që pohojnë se sporti duhet të luhet sipas rregullave që nuk respektohen. Edhe kështu, nuk duket se UEFA do të pranojë të përsërisë ndeshjen, pasi e gjithë situata u rishikua nga VAR dhe asnjë vendim nuk ndryshoi.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 france zvicer euro 2020 france zvicer

Sondazh

Poll