Sport

PE i shqetësuar, UEFA: “Finalet e ‘Euro2020’-s në “Wembley”!

1 Korrik 2021, 14:59 Nga DOSJA
PE i shqetësuar, UEFA: “Finalet e ‘Euro2020’-s në

ZVICER – Të gjitha ndeshjet e mbetura të “Euro2020” do të zhvillohen sipas programit. Masat e marra, në secilin prej qyteteve pritëse të kompeticionit, janë plotësisht në linjë me normativat e vendosura nga autoritetet shëndetësore lokal.

Kjo është ajo që konfirmon UEFA në një komunikatë për shtyp, duke këmbëngulur në zgjedhjen e saj për të zhvilluar fazën finale të “Euro2020” në “Wembley”, pavarësisht presioneve në rritje ndaj qeverisë së futbollit kontinental për të spostuar gjysmëfinalet dhe finalen në qytete të tjerë.

Në ditët e fundit në Britaninë e Madhe është regjistruar një rritje e rasteve me variantin “Delta” të Covid-19 dhe si pasojë është rritur shumë shqetësimi për ndeshjet e europianit, duke parë se qeveria britanike vendosi që faza finale e kompeticionit të zhvillohet në praninë  e 60 mijë personave në “Wembley”.

Por UEFA shfaqi kokëfortësinë e saj, teksa konfirmoi që gjithçka të vijojë sipas programit. Një deklaratë që nuk u pëlqye aspak në Gjermani, qeveria e së cilës reagoi nëpërmjet ministrit të brendshëm, Horst Seehofer, që theksoi se ky pozicionim i UEFA-s është papërgjegjshmëri dhe se është paraja, ajo që po ndikon në këtë vendim të saj.

Por për të gjithë këtë histori është prononcuar edhe vetë Parlamenti Europian. Pasal Canfin, presidenti i Komisionit të Ambientit në PE, i dërgoi një letër kreut të këtij institucioni, David Sassoli, që t’i kërkojë Ursula Von Der Leyen dhe presidentit Charles që t’i shprehin UEFA dhe autoriteteve britanike, shqetësimet e PE për zhvillimin e gjysmëfinaleve dhe finaleve në “Wembley”.

Sipas Parlamentit Evropian, prania e tifozëve në 75% të kapacitetit të stadiumit përbën një rrezik për shëndetin për shkak të variantit “Delta” të Covid 19.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “delta” të covid-19 britaninë e madhe euro2020 horst seehofer ursula von der leyen wembley “delta” të covid-19 britaninë e madhe euro2020 horst seehofer ursula von der leyen wembley

Sondazh

Poll