Aktualitet

Seanca e parë në Gjykatën e Posaçme të Apelit! Caktohet data dhe gjyqtarja që ka ‘në dorë’ fatin e Adriatik Llallës

29 Qershor 2021, 08:26 Nga DOSJA
Seanca e parë në Gjykatën e Posaçme të Apelit!

TIRANË– Seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për Adriatik Llallën do të jetë më 12 korrik në orën 11:00. Relatore e kësaj çështjeje do të jetë gjyqtarja Nertina Kosova ndërsa anëtarë Saida Dollani dhe Dhimitër Lara.

Kjo është seanca e parë në GJKKO për ish-kryeprokurorin i cili u shpall fajtor në shkallën e parë dhe u dënua me 2 vite burg. Ai u dënua më 20 maj nga Gjykata e Posaçme Kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar e cila e dënoi atë me 2 vite. Është vendosur që Llallës ti konfiskohen pasuritë dhe të mos ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite.

Ish-kryeprokurori u shpall fajtor nga GJKKO për fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla dhimiter lara nertina kosova saida dollani adriatik llalla dhimiter lara nertina kosova saida dollani

Sondazh

Poll