Aktualitet

‘Për familjen Gushi’/ Qytetarët ngrihen në PROTESTË në Fier, kërkojnë drejtësi për 4 jetët e humbura

29 Qershor 2021, 08:12 Nga DOSJA
‘Për familjen Gushi’/ Qytetarët ngrihen në

FIER– Ditën e sotme, qytetarët në Fier do të dalin në protestë në orën 18:30 në qendër të qytetit, në ndër të 4 viktimave të familjes Gushi që humbën jetën në aksidentin në Vlorë.

Protesta do të mbahet në orën 18:30, në sheshin “Europa” në Fier; me diçiturën për familjen Gushi dhe për të vendosur drejtësi.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:23 të mëngjesit në aksin Fier-Vlorë në vendin e njohur si “Kripa”, ku të katër anëtarët e familjes Gushi humbën jetën. Eduart, Silvana, Anasatasia dhe Eva, humbën jetën teksa ishin duke shkuar me pushime në bregdet, pasi ishin kthyer nga Greqia, ku jetonin dhe punonin prej vitesh. Ata u përplasën nga një mjet Audi A8, që drejtohej nga i riu Igli Madani, ndërkohë që dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia me të cilën po ecte mjeti i drejtuar nga 22 vjeçari.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident me 4 viktima ne vlore familja gushi aksident me 4 viktima ne vlore familja gushi

Sondazh

Poll