Aktualitet

I nxehti afrikan në Shqipëri, mjeku Kalo këshillon qytetarët: Bëni kujdes me këto ushqime! Fëmijët nën 5 vjeç dhe të

29 Qershor 2021, 07:57 Nga DOSJA
I nxehti afrikan në Shqipëri, mjeku Kalo këshillon

TIRANË– Prej më shumë se një jave, vendi ynë është nën ndikimin e temperaturave të larta. Kështu që mjeku infeksionist Tritan Kalo, thotë se moshat ekstreme, fëmijët nën 5 vjeç dhe të rriturit mbi 65 vjeç, si dhe ata/ato që vuajnë nga sëmundje kronike janë më të rrezikuarit nga temperaturat. 

Temperaturat e larta rrisin shumë rreziqet e toksiko-infeksioneve ushqimore prej ushqimeve të përgatitura, të shitura ose të konsumuara në kushte higjeno-sanitare jo të përshtatëshme….45-50% e tyre vinë kryesisht nga shitësit ambulantë buzë detit apo buzë rrugëve, të pa paisur me mjete të përshtatëshme frigoriferike për ruajtjen e ushqimeve që tregëtojnë….KURRË mos ripërpunoni termikisht për një fitim të munguar ushqimet e mbetura për t’i ritregtuar ato, sidomos orizin e gatuar disa orë ose ditë më parë…,”-shkruan ai. 

POSTIMI I PLOTË: 

Kohë kovidiane….29.06.2021….Postimi i mëposhtëm i shkruar në “nxehtësinë përvëluese të motit politik dhe atij natyror”, vlen të ripostohet edhe në këto ditë të kësaj “furre natyrore”, e cila ka gjasë të jetë bashkudhëtare e jona e kësaj vere të 2021-it…..Përkujdesi ndaj vetes dhe të afërmve duhet të jetë maksimal si për hidrimin e kujdesshëm po ashtu edhe për ushqimin e shpeshtë e të variueshëm, përsa kohë që nevojat e trupit për to rriten shumë….Moshat ekstreme, fëmijët nën 5 vjeç dhe të rriturit mbi 65, si dhe ata/ato që vuajnë nga sëmundje kronike të zemrës, të veshkave, të mëlçisë, diabetit, hipertensionit, etj., janë nga më të ekspozuarit dhe më të rrezikuarit në këto temperatura ekstreme jo të zakonshme për stinën….Vetndërgjegjësimi mbetet primordial në përballimin e kësaj situate…..Temperaturat e larta rrisin shumë rreziqet e toksiko-infeksioneve ushqimore prej ushqimeve të përgatitura, të shitura ose të konsumuara në kushte higjeno-sanitare jo të përshtatëshme….45-50% e tyre vinë kryesisht nga shitësit ambulantë buzë detit apo buzë rrugëve, të pa paisur me mjete të përshtatëshme frigoriferike për ruajtjen e ushqimeve që tregëtojnë….KURRË mos ripërpunoni termikisht për një fitim të munguar ushqimet e mbetura për t’i ritregtuar ato, sidomos orizin e gatuar disa orë ose ditë më parë…. Grumbullimet masive për ceremonitë festive të gëzimeve familjare janë potencialisht të rrezikshme, nëse organizuesit e tyre i nënvlerësojnë kushtet higjeno-sanitare të përgatitjes, të ruajtjes dhe të shërbimit të ushqimeve për këto ceremoni….VERA po ashtu bashkëshoqërohet me infeksione nga më të ndryshmet të çdo organi tonë….Ndaj KUJDES dhe vetëm KUJDES….Në çdo rrethanë ne MANTELBARDHËT dhe i gjithë personeli tjetër në Shëndetësinë Publike dhe jo vetëm jemi të gatshëm që me Profesionalizmin, Punën, Përkushtimin dhe Përkujdesjen t’ju gjëndemi, nëse shëndeti juaj vihet në rrezik….Together forever!!!

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet i nxehti afrikan ne shqiperi tritan kalo i nxehti afrikan ne shqiperi tritan kalo

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2021, 05:38

TIRANË– Gazetari Andi Bejtja ka komentuar deklaratën e ish të Dërguarit Special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka kujtuar Be...