Aktualitet

S’ndalet zjarri në Malin e Tomorrit/ Vijon prej 24 orësh, kërkohet ndihmë nga ajri për shuarjen e flakëve, Policia arres

29 Qershor 2021, 07:00 Nga DOSJA
S’ndalet zjarri në Malin e Tomorrit/ Vijon prej 24 orësh,

BERAT– Zjarri në malin e Tomorrit ende nuk është shuar. Zjarri, i cili nisi ditën e djeshme në pyllin e fshatit Lybeshë të Poliçanit është ngjitur në malin e Tomorrit, që tashmë është i përfshirë nga flakët.

Forcat zjarrfikësve kanë mbërritur në terren që dje dhe po përpiqën që të shuajnë flakët, ndërkohë që ndihmë është kërkuar edhe nga ajri për shkak të terrenit të vështirë malor. Gjithashtu flakët po favorizohen edhe nga era e fortë. 

Dyshohet se kanë qënë disa persona që i kanë vënë zjarrin kurorës me pisha, ndaj policia ka arrestuar dy persona të cilët sipas efektivëve kanë ndezur zjarrin gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale në Malin e Tomorit. Një 50-vjeçar dhe një 32-vjeçar janë personat e vënë në pranga, ndërsa janë proceduar dhe tre të tjerë.

Për këtë situatë kaotike që është krijuar ka reaguar dhe presidenti Ilir Meta. Ai shkroi ditën e djeshme se po ndjek me shqetësim situatën, ndërsa thekson se indiferentizmi në mosreagim operacional është shpërdorim detyre me përgjegjësi ligjore.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bie zjarr ne malin e tomorrit bie zjarr ne malin e tomorrit

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2021, 05:38

TIRANË– Gazetari Andi Bejtja ka komentuar deklaratën e ish të Dërguarit Special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka kujtuar Be...

Aktualitet 29 Qershor 2021, 05:26

E RËNDË! Vdes në aksident 30-vjeçari nga Bulqiza

BULQIZË– Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Ballejë-Krastë, ku si pasojë e daljes së mjetit tip ”Mitsubish” nga rr...