Aktualitet

Është djegur 10 ha pyll me pisha! Policia arreston 2 persona: I vunë zjarrin malit të Tomorrit, 3 të tjerë po procedohen

29 Qershor 2021, 07:31 Nga DOSJA
Është djegur 10 ha pyll me pisha! Policia arreston 2 persona: I

BERAT– Policia e Shtetit ka vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen për vënien e zjarrit në malin e Tomorrit, ndërsa 3 persona të tjerë janë nën procedim penal. Në pranga kanë përfunduar: B. M., 50 vjeç dhe E. T., 32 vjeç. Ndërsa është proceduar penalisht: B. C., 41 vjeç, F. M., 44 vjeç dhe P. Sh., 30 vjeç. Të gjithë kanë ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale në Malin e Tomorit dhe si pasojë 10 ha pyll me pisha është djegur.

NJOFIMI I PLOTË:

Poliçan

Ndezën zjarr në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit, Policia vë pranga 2 shtetas dhe procedon penalisht 3 shtetas të tjerë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Poliçan, pas njoftimit të marrë se në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit kishte rënë zjarr, i cili kishte dalë nga kontrolli, duke avancuar dhe duke përfshirë sipërfaqe të madhe me pisha, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorët e zjarrvënies, shtetasit B. M., 50 vjeç dhe E. T., 32 vjeç, si dhe kanë proceduar penalisht shtetasit B. C., 41 vjeç, F. M., 44 vjeç dhe P. Sh., 30 vjeç, të gjithë banues në Lybeshë, Poliçan. Këta shtetas kanë ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale në Malin e Tomorit. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe prej 10 ha pyllë me pisha. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët dhe për barinjtë që në asnjë rast të mos ndezin zjarr dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Zjarri ka nisur që ditën e djeshme por ende nuk është shuar, ndërsa flakët po favorizohen edhe nga era e fortë. Forcat zjarrfikësve kanë mbërritur në terren që dje dhe po përpiqën që të shuajnë flakët, ndërkohë që ndihmë është kërkuar edhe nga ajri për shkak të terrenit të vështirë malor.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bie zjarr ne malin e tomorrit policia e shtetit bie zjarr ne malin e tomorrit policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2021, 05:38

TIRANË– Gazetari Andi Bejtja ka komentuar deklaratën e ish të Dërguarit Special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka kujtuar Be...

Aktualitet 29 Qershor 2021, 05:26

E RËNDË! Vdes në aksident 30-vjeçari nga Bulqiza

BULQIZË– Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Ballejë-Krastë, ku si pasojë e daljes së mjetit tip ”Mitsubish” nga rr...