Aktualitet

Arrihet synimi! Shqiptarët tejkalojnë shifrën për familjen e Musaen Zenelit, grumbullojnë mbi 20 mijë dollarë brenda pak

29 Qershor 2021, 07:42 Nga DOSJA
Arrihet synimi! Shqiptarët tejkalojnë shifrën për familjen e

TIRANË– Qytetarët shqiptarë kanë tejkaluar shifrën për familjen e Musaen Zenelit. Në llogarinë e hapur nga Organizata USA ALBANIAN SOCIETY vetëm për pak orë janë mbledhur 20 mijë e 477 dollarë nga 20 mijë që synohen të bëhen në total.

Musaen Zeneli u shua në masakrën e Velipojës, teksa kishte në ditën e parë të punës së tij. Zeneli jetonte vetëm me nënën, e të vëllanë ndërsa të atin e kishte humbur pak vite më parë.

Kush ishte Musaen Zeneli?

Musaen Zeneli, viktima më e pafajshme që mbeti i vdekur në masakrën e Velipojës, vinte nga një familje e varfër. I riu e kishte humbur të atin para disa vitesh dhe kishte mbetur vetëm me të ëmën e të vëllanë, Erdisin. Enver Zeneli isht mbytur në lumin Drin. Musaen Zeneli jetonte në Bahçallak dhe këtë verë kishte vendosur të punonte për të ndihmuar familjen e tij. Edhe pse i sëmurë, Musaen Zeneli gjeti punë si kamarier në hotelin Gocaj, pronarëve të të cilit u kishte treguar se kishte edhe aftësi për të gatuar.

Por, një natë më parë, 20-vjeçari teksa sapo kishte mbyllur ditën e tij të parë të punës, u hapi derën mysafirëve të paftuar në hotelin Gocaj dhe familja Ferracaku hyri brenda me armë. Më shumë se dhjetë burra nisën të përlesheshin me njëri-tjetrin duke bërë ‘kasaphanë’ në oborrin e hotelit dhe një prej plumbave ra në zemrën e Zenelit, e cila pushoi brenda pak sekondave.

Në xhep iu gjetën vetëm 30 lekë të vjetra, ndërsa nëna e tij tashmë nuk ka mundësi që të përballojë as shpenzimet e funeralit të djalit të saj që shënoi humbjen e dytë në familje. Ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe nuk dihet nëse Bashkia apo dikush jetër do t’i zgjasë dorën kësaj familjeje për të përcjellë Zenelin për në banesën e fundit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet masakra e velipojes musaen zeneli masakra e velipojes musaen zeneli

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2021, 05:38

TIRANË– Gazetari Andi Bejtja ka komentuar deklaratën e ish të Dërguarit Special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka kujtuar Be...

Aktualitet 29 Qershor 2021, 05:26

E RËNDË! Vdes në aksident 30-vjeçari nga Bulqiza

BULQIZË– Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Ballejë-Krastë, ku si pasojë e daljes së mjetit tip ”Mitsubish” nga rr...