Aktualitet

Transport kundrejt 500 eurove drejt BE-së! Katër klandestinë në ‘Opel’, kapet 33-vjeçari në Pogradec

29 Qershor 2021, 08:14 Nga DOSJA
Transport kundrejt 500 eurove drejt BE-së! Katër klandestinë

KORÇË– Një 34-vjeçar është arrestuar paraditen e sotme në Korçë, pasi u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm. Në pranga ka rënë Dorjan Xhani, nga Peshkopia, i cili u kap në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë vendit të quajtur “Enkelana, me 4 emigrantë të paligjshëm në makinë, të cilëve kundrejt shpërblimit 500 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.


NJOFTIMI:

Vijon operacioni policor “Perimetri”.U kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Xh., 33 vjeç, banues në Peshkopi.Shërbimet e policisë rrugore, kanë kapur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë vendit të quajtur “Enkelana”, shtetasin D. Xh., duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Opel”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 500 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 33-vjecari ne korce dorjan xhani arrestohet 33-vjecari ne korce dorjan xhani

Sondazh

Poll