Aktualitet

Duhet të jeni mbi 18-vjeç! Ditë e hapur për vaksinimin, shfaqet interes i ulët, qytetarët kanë frikë nga vaksina kineze,

29 Qershor 2021, 06:39 Nga DOSJA
Duhet të jeni mbi 18-vjeç! Ditë e hapur për vaksinimin,

TIRANË– Më shumë se 23 mijë persona të grupmoshës 18-50 vjeç janë të lirë të marrin dozën e parë të vaksinës anti Covid ditën e sotme dhe nesër.

Vaksinimi i hapur për çdo qytetar mbi 18 vjec ka nisur në orën 8:00 të mëngjesit dhe do të përfundojë në 20:00 të mbrëmjes. 19 mijë aplikime janë bërë vetëm në dy ditë që nga njoftimin për mundësinë e vaksinimit të të gjithë personave mbi 50 vjeç, ndërsa pjesa tjetër janë aplikime të mëhershme po në portalin e-Albania.

Mirëpo është vënë re se qytetarët kanë frikë që të bëjnë vaksinën kineze pasi preferojnë ata Pfizer. Nuk ka qënë i lartë interesi i shafaqur nga qytetarët në pikat e qendrës shëndetësore, ku mund të kryhet vaksina.

3 vaksina, Pfizer, AstraZeneca dhe Coronavac do të jenë në dispozicion për imunizimin në bazë të planit kombëtar të vaksinimit. Sipas të dhënave, zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë deri me tani janë injektuar mbi 935 mijë vaksina, grupmosha mbi 70 vjeç, zë dhe pjesën më të madhe. 70% e kësaj grupmoshe i ka marrë të dyja dozat e vaksinës. 24,040 vaksina anti-COVID kanë mbërritur në Shqipëri, një ditë më parë, ndërkohë që në total deri më tani në vend kanë ardhur 1,103,690 doza.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi masiv ne shqiperi nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Qershor 2021, 05:38

TIRANË– Gazetari Andi Bejtja ka komentuar deklaratën e ish të Dërguarit Special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka kujtuar Be...

Aktualitet 29 Qershor 2021, 05:26

E RËNDË! Vdes në aksident 30-vjeçari nga Bulqiza

BULQIZË– Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Ballejë-Krastë, ku si pasojë e daljes së mjetit tip ”Mitsubish” nga rr...