Nuk zë mend! Me patentë të hequr, 29-vjeçari drejtonte mjetin me shpejtësi ‘vrastare’ në mbikalimin e Saukut, arrestoh
29 Qershor 2021, 06:54Nga DOSJA
TIRANË– Një 29-vjeçar, i cili ishte me patentë të hequr nga policia është kapur nga efektivët mbrëmjen e djeshme duke drejtuar mjetin në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Elbasan, pranë Tegut me shpejtësi ‘skëterrë’. I riu me inicialet B.H, rezulton i ndëshkuar më parë për për shpejtesi mbi normat e lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe me Leje Drejtimi të hequr.
NJOFTIMI:
Me shpejtësi vrastare dhe me leje drejtimi të hequr, arrestohet 29 vjeçari pranë Tegut. Vijon puna parandaluese e rrugorëve të kryeqytetit me fokus shkeljet që konsiderohen rrezik potencial për aksidentet rrugore si shpejtësia mbi normat e lejuara, garat e shpejtesisë si dhe drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit. Në rrugen interurbane kryesore Tiranë-Elbasan, pranë Tegut, u konstatua nga radari i vendosur në mbikalimin Mjull Bathore, automjeti me targë AA 606 LU, me shpejtësi 196 km/h, drejtuesi i të cilit shtetasi me iniciale B. H, vjeç 29, rezultoi disa herë i ndëshkuar për shpejtesi mbi normat e lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit si dhe me Leje Drejtimi të hequr, në keto kushte u bë arrestimi i tij në flagrancë për veprën penale të parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Më shumë se 23 mijë persona të grupmoshës 18-50 vjeç janë të lirë të marrin dozën e parë të vaksinës anti Covid ditën e sotme dhe nesër.Vaks...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve kryesore për ditën e sotme. Lajmi kryesor në Dosja.al është raporti i zi i OKB-së për kanabis,...
TIRANË-Dita e sotme do të ketë sërish temperatura të larta, të cilat do të arrijnë deri në 39 gradë celsius. Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës do të mbiz...
Aktualitet29 Qershor 2021, 05:38
TIRANË– Gazetari Andi Bejtja ka komentuar deklaratën e ish të Dërguarit Special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka kujtuar Be...
BULQIZË– Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Ballejë-Krastë, ku si pasojë e daljes së mjetit tip ”Mitsubish” nga rr...
TIRANË– Një aksident ka ndodhur që në orët e para të mëngjesit në Tiranë. Një taksi ka dalë nga rruga në zonën e njohur si ‘Pallati me shigjeta’ në kryeqyt...
TIRANË– Emisionit Fiks Fare solli fakte nga mënyra sesi tregtarët abuzojnë me prodhimin dhe tregtimin e akullores, e cila gjatë sezonit të verës ësht...
TIRANË– Emisioni “Stop” në Tv Klan ka publikuar sot investigimin për rastin e tregut Industrial në Gjirokastër, që u ndërtua nga ish-kryetarja e bash...