Aktualitet

Armë zjarri, shkop metalik dhe thikë! Arrestohet 30-vjeçari në Dimal, i iku policisë me motoçikletë, shoku i tij shpallet

25 Qershor 2021, 10:48 Nga DOSJA
Armë zjarri, shkop metalik dhe thikë! Arrestohet 30-vjeçari

BERAT– Një person i identifikuar si Hazis Gjishti është vënë në pranga pasi është kapur teksa qarkullonte me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Beratit.

Sipas njoftimit të policisë, 30-vjeçari Gjishti banues në Drenovicë në Dimal është ndjekur nga policia teksa udhëtonte me një motoçikletë me mikun e tij, me inicialet L.T., 25 vjeç.

Ky i fundit nuk u arrit të vihej në pranga pasi u largua në drejtim të paditur. Arma e zjarrit, një shkop metalik dhe një thikë që iu gjetën Gjishtit në çantë, u sekuestruan.

Njoftimi i policisë Berat: Qarkullonin me armë zjarri me vete, nuk iu bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar, hodhën armën e zjarrit dhe tentuan të largoheshin me një motoçikletë, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë. Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, në bazë të informacioneve të siguruara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Si rezultat u bë arrestimi i shtetasit H. Gj., 30 vjeç, banues në Drenovicë, Dimal, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. T., 25 vjeç, banues në Dyshnik, Berat. Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me një motoçikletë dhe në momentin që shërbimet e Policisë i kanë dhënë shenjë për të ndaluar, ata nuk i janë bindur urdhrit të tyre dhe kanë hedhur çantën e dorës, brenda së cilës u gjet një armë zjarri pistoletë. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit L. T. u gjetën dhe u sekuestruan një fishek pistolete, 1 shkop metalik dhe 1 thikë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet berat hazis gjishti berat hazis gjishti

Sondazh

Poll