Aktualitet

Ra nga kati i tretë i vilës në Lushnje, viktima është vëllai i Saimir Taullait, biznesmenit që iu bë atentat në 2018

25 Qershor 2021, 10:05 Nga DOSJA
Ra nga kati i tretë i vilës në Lushnje, viktima është

LUSHNJENjë ngjarje e rëndë ndodhi paraditen e sotme rreth orës 10:35 në qytetin e Lushnjes, ku u raportua se ka humbur jetën një 58-vjeçar. Ai është identifikuar si Albert Taullau. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Loni Dhamo” ku dyshohet se ai ka rënë nga kati i tretë i banesës ku jetonte. Por kush është viktima? 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 58 vjeçari Albert Taullau është vëllai i Saimir Taullaut, biznesmenit nga Lushnja të cilit i është bërë atentat më 24 nëntor 2018, ku dy persona të maskuar qëlluan me breshëri drejt lokalit ku ai ndodhej në zonën e njohur si “Rrethrrotullimi i Plugut”.

Fatmirësisht 47-vjeçari shpëtoi asokohe pa dëmtime të shumta, ndërsa sot, i vëllai i tij humb jetën në rrethana të çuditshme. Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet zbardhja e plotë e ngjarjes së rëndë.

(E.H:F.G/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet albert taullau saimir taullau vdes albert taullau albert taullau saimir taullau vdes albert taullau

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2021, 09:05

TIRANË– Familja Gushi që u shua sot në aksident sapo ishte kthyer nga Greqia. Të katërt kishin bërë gati me rroba e valixhe për të shkuar me pushime drejt ...