Aktualitet

“Po vdes në një dhomë të mjerë konvikti”/ Sot u nda nga jeta, 5 vite më parë Ajtanga Lubonja iu lut krerëve

25 Qershor 2021, 10:38 Nga DOSJA
“Po vdes në një dhomë të mjerë konvikti”/

TIRANE– Edhe pse e përndjekur politike gjatë regjimit komunist, aktivistja Ajtanga Lubonja nuk u trajtua asnjëherë me pension special. Kërkesa e saj, iu drejtua përgjatë gjithë jetës të gjithë institucioneve dhe krerëve të politikës. Majtas e djathtas, para vdekjes, Ajtanga Lubonja kërkoi ndihmë pasi pensioni prej 16 mijë lekë të reja nuk i dilte, por thirrjet e saj ranë në vesh të shurdhët. Sot ajo u nda nga jeta, 25 vite pasi jetoi në një nga dhomat e konvikteve në Qytet Studenti. 

“Unë po vdes në një dhomë të mjerë konvikti, ku jetoj prej 25 vitesh e sëmurë dhe nuk kam mundësi kurimi…se ne na japin ilaçe të skaduara që të pasurohen politikanet tanë! Jetoj me nje PENSION MINIMAL, kërkova “PENSION SPECIAL” sepse i kam shërbyer vendit tim sa ta meritoj këtë pension”- shkruante ajo në dhjetor të 2016.

LETRA PARA VDEKJES: 

Z.Bujar Nishani, President i Republikës të Shqipërisë

Z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës të Shqipërisë

Z.Donald Lu, Ambasador i SHBA në Republikës e Shqipërisë

Tiranë, 6.07. 2016

Jam Ajtanga Lubonja, qytetare e Republikës të Shqipërisë, 68 vjeç, banuese ne Tirane, e Persekutuar Politike, e dënuar me damkën e egër si “Armike e Popullit”!

Të nderuar Zotërinj,

Për funksionet qe mbani, jeni shpresa e çdo qytetari!

Duke provuar te gjitha rruget ligjore, duke trokitur ne çdo institucion qe presupozohet te zgjidh problemet e popullit dhe duke mos marre asnje zgjidhje…

vendosa t’Ju drejtohem!

Trajtimi i të Persekutuarëve Politikë dihet boterisht se ne çfare permasa shnjerezore eshte trajtuar dhe vazhdon te trajtohet!

Kam 25 vjet qe vetem pres!

Sot jam e lenë në harresë nga shteti im në një kohë kur ngrihen në piedestal KRIMINELË, HAJDUTË, OLIGARKË!

Vuajtjet dhe ulërimën e popullit nuk e degjon askush!

Vjedhja, korrupsioni na kanë mbuluar…

boll me spektakle sikur po luftoni per POPULLIN!

Diçka njerezore ju kam kerkuar…atë që më takon “Rehabilitimin dhe kompensimin e të Persekutuarit” për vuajtjet që kemi hequr që edhe kur t’i zhdëmtoni 100 % nuk zhdëmtohen dot kurrë!

Prindërit më vdiqën me buzë të plasur e në varfëri (vetëm një këst mori babai i shkretë dhe vdiq)!

Nëna ime e bija e Et’hem Totos, burrë shteti, patriot e Ministër i Brendshëm në vitete 1935-36, vdiq po ashtu,

ne bijtë po plakemi në varfëri të plotë,

unë po vdes në një dhomë të mjerë konvikti, ku jetoj prej 25 vitesh e sëmurë dhe nuk kam mundësi kurimi…se ne na japin ilaçe të skaduara që të pasurohen politikanet tanë!

Jetoj me nje PENSION MINIMAL,

kërkova “PENSION SPECIAL” sepse i kam sherbyer vendit tim sa ta meritoj këtë pension!

Emri i familjes LUBONJA e thotë;

emri i Familjes TOTO e thotë!

Kam qenë në ball të lëvizjes per Demokraci, kam marrë pjesë në Nisma ku jam dënuar me vdekje; isha pjesë e Lëvizjes për rrëzimin e Fullanit! Por Fullani po zhdëmtohet, po kërkon miliona, ndërsa unë vazhdoj të jem “Armike e Popullit”, sepse pensionet speciale dhe privilegjet vazhdojnë  t’u jepen komunistëve, spiunëve, lakejve! Ju kërkon ndihmë! Ndihmoni! Me respekt, Ajtanga Lubonja.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ajtanga lubonja vdes ajtanga lubonja ajtanga lubonja vdes ajtanga lubonja

Sondazh

Poll