Aktualitet

Aksidenti tragjik në Vlorë, ‘rrjeti’ kërkon drejtësi: Vrasje me dashje, Audi me 200 në orë përplas makinën familjare

25 Qershor 2021, 10:04 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik në Vlorë, ‘rrjeti’ kërkon

TIRANE– Aktivistja Edlira Çepani ka komentuar aksidentin që ndodhi paraditen e sotme në Fier-Vlorë dhe iu mori jetën 4 anëtarëve të një familjeje, mes tyre edhe dy vajzat e mitura. Në një postim në rrjetet sociale, ku kanë komentuar edhe aktivistë dhe juristë të angazhuar në shoqërinë civile, Çepani pyet se a është kjo ngjarje rasti i një vrasjeje me dashje?

Edlira Çepani: Nje AUDI e 2020es me shpejtesi 200 km/ore perplas nje makine familjare ku vdesin nena, babai dhe dy femije te vegjel qe po shkonin ne Vlore per pushime. Burrat e rinj qe shkaktuan aksidentin ne autostraden e Fierit dhe vrasjen e 1 familje te tere nuk vdesin, por thjesht plagosen dhe jane jashte rrezikut per jeten. Ç’vendim duhet te marre gjykata per ta? A nuk duhet te gjykohet kjo si nje vrasje me dashje????

Familja u prehte ne paqe…. 563 aksidente rrugore me pasoje plagosje dhe vdekje qe nga fillimi i 2021! A do merret ndonje mase???? Apo keta me makina te 2020es nuk i prekim me dore se kane leke apo pushtet???? Duhen denime SERIOZE per kedo qe behet rrezik per te tjeret!!!

Enida Bozheku: Vrasje me dashje! Pa diskutim! Ai neni per shkelje te rregullave te qarkullimit me pasoje vdekjen, ne nje rast te tille nuk gjen aplikim. Ketyre 25 vite sdo ja ndaja si perllogaritje, maksimumi qe mund te zbrisja ne denim vleresuar disa elemente shtese, jo me pak se 18 vite per shoferin dhe nja 11 vite per shoqeruesin si nxites ne bashkepunim.

Lajmi kryesor: Tragjedi në Vlorë/ Shuhet familja me 4 anëtarë në aksident, me ta edhe dy vajzat e mitura, shoferi i Audi-t i goditi nga pas dhe i nxorri nga rruga (NGJARJA-EMRAT)

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fier-vlore edlira cepani enida bozheku tragjedia e kripes tragjedia ne vlore aksident ne fier-vlore edlira cepani enida bozheku tragjedia e kripes tragjedia ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2021, 09:05

TIRANË– Familja Gushi që u shua sot në aksident sapo ishte kthyer nga Greqia. Të katërt kishin bërë gati me rroba e valixhe për të shkuar me pushime drejt ...