Aktualitet

Aksidenti tragjik në Vlorë, shefi i reanimacionit për gjendjen e të plagosurve: Dy do t’i transportojmë te Trauma, njëri

25 Qershor 2021, 09:55 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik në Vlorë, shefi i reanimacionit për gjendjen e

FIER- Edmond Breshani, shefi i Reaminacionit në Spitalin e Fierit ka folur për gjendjen shëndetësore të tre të rinjve nga Tirana që ishin në makinën tip Audi dhe përplasën makinën Toyota, duke shkaktuar vdekjen e 4 anëtarëve të një familje. Breshani tha se të rinjtë Igli Madani, Glori Selimi dhe Fabio Lamaj kanë dëmtime në trup, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Edmond Breshani: Pacientët janë në gjendje stabël, në momentin e parë i kemi bërë scaner dhe njëri prej tyre ka dëmtime cervikale me lusacion, pa dëmtime metulare, pacienti tjetër ka  shembje të të tërë trupit dhe njëri nga ata është në gjendje më të lehtë me dërmishje në pjesën e fytyrës.

Dy prej pacientëve do t’i transportojmë në spitalin e Traumës në Tiranë sepse njëri është më i rrezikuar sepse ka dëmtime të vertebrave cervikalë.

Pacienti tjetër nuk do shtrohet, mori një trajtim ambulator dhe do jetë i lirë nga ana mjekësore. Pacientët janë koshientë me respiracion. Kanë shfaqje të panikut, këto që janë post-traumatike, ndërsa ata që kanë ndërruar jetë nuk kanë ardhur në repartin e kirurgjisë.

Lajmi kryesor: Tragjedi në Vlorë/ Shuhet familja me 4 anëtarë në aksident, me ta edhe dy vajzat e mitura, shoferi i Audi-t i goditi nga pas dhe i nxorri nga rruga (NGJARJA-EMRAT)

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fier-vlore edmond breshani tragjedia e kripes tragjedia ne vlore aksident ne fier-vlore edmond breshani tragjedia e kripes tragjedia ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2021, 09:05

TIRANË– Familja Gushi që u shua sot në aksident sapo ishte kthyer nga Greqia. Të katërt kishin bërë gati me rroba e valixhe për të shkuar me pushime drejt ...