Aktualitet

EMRI/ Lëvizte me armë në Durrës, arrestohet 21-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër për kultivim të lëndëve narko

25 Qershor 2021, 10:42 Nga DOSJA
EMRI/ Lëvizte me armë në Durrës, arrestohet

DURRËS- Një person është arrestuar ditën e sotme në Durrës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. 21-vjeçari Emiljan Uka është arrestuar në flagrancë, pasi iu gjet në çantë një armë zjarri si dhe 8 fishekë, ndërkohë që në fshatin Thumanë, policia gjeti të kultivuara disa lëndë narkotike, si dhe një armë zjarri të fshehur. Në Thumanë është shpallur në kërkim një person, identiteti i të cilit, nuk bëhet i ditur. 


Njoftimi i policisë:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariateve në varësi të saj vijojnë kontrollet e pandërprera në territor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
Kontrollet nga strukturat e Komisariateve të Policisë Durrës dhe Krujë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak dhe fidanë cannabis sativa.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër. Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri me vete, strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me forcën “Shqiponja” në DVP Durrës, kanë zhvilluar kontrolle në qytet. Si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. U., 21 vjeç, banues në Fushë Krujë. Pas marrjes së informacionit se ky shtetas lëvizte me armë zjarri me vete, kanë ndaluar mjetin taksi me të cilin ky shtetas po lëvizte dhe gjatë kontrollit në çantën e dorës, këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri dhe 8 fishekë.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë po vijojnë kontrollet në territor, në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët dhe ish-reparte ushtarake, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Bushanesh, Njësia Administrative Thumanë, Bashkia Krujë, në një ambient të hapur u gjetën dhe u asgjësuan fidanë cannabis sativa. Gjithashtu, në vijim të kontrollit, në një distancë të afërt u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik. Në vijim të veprimeve është bërë shpallja në kërkim policor e një shtetasi të dyshuar si autor, por për arsye hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet emiljan uka shpallet ne kerkim 1 person ne thumane emiljan uka shpallet ne kerkim 1 person ne thumane

Sondazh

Poll