Aktualitet

EMRAT/ Tentuan të kultivonin lëndë narkotike, arrestohet një person në Mirditë, shpallet në kërkim një tjetër, plagosi

25 Qershor 2021, 09:57 Nga DOSJA
EMRAT/ Tentuan të kultivonin lëndë narkotike, arrestohet një

MIRDITË- Një person është arrestuar ditën e sotme në Mirditë, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, plagosje me dashje si dhe amrëmbajtje pa leje. Mësohet se babë e bir, Luan Uka është arrestuar ditën sotme, ndërsa Përparim Uka është shpallur në kërkim. Luan Uka akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi i janë gjetur në shtëpi një automatik si dhe municion luftarak, ndërsa Përparim Uka akuzohet për “Plagosje e lehtë me dashje”, ‘Kanosja”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” , pasi në datë 23 prill në bashkëpunim me disa persona të tjetrë ka plagosur 23-vjeçarin me iniciale B.M. 

Njoftimi i policisë:

Mirditë, Lezhë. Kontrolle të pandërprera në të gjithë qarkun Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në djali i tij, person me precedent kriminal në fushën e krimeve kundër personit. Sekuestrohen një armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Lufaj, Mirditë, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike shtetasi L. U., i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë. Gjithashtu është shpallur në kërkim policor djali i tij, shtetasi P. U., banues në Lufaj, Mirditë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Gjithashtu, shtetasi P. U., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, më datë 23.04.2021, ka plagosur me qytën e armës shtetasin B. M., 23 vjeç, banues në Kurbin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për shtetasin L. U., dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, ‘Kanosja”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” për shtetasin P. U.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet luan uka përparim uka luan uka përparim uka

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2021, 09:05

TIRANË– Familja Gushi që u shua sot në aksident sapo ishte kthyer nga Greqia. Të katërt kishin bërë gati me rroba e valixhe për të shkuar me pushime drejt ...