Aktualitet

Kishin dy vite që nuk vinin për shkak të pandemisë! Familja Gushi që vdiq sot në aksident u nisën të bënin pushime tek

25 Qershor 2021, 10:13 Nga DOSJA
Kishin dy vite që nuk vinin për shkak të pandemisë! Familja

TIRANËDosja.al ka mësuar detaje të reja në lidhje me familjen Gushi që u shua në aksidentin tragjik sot në Vlorë. Mësohet se familja Gushi jetonte prej 20 vitesh në Greqi, ku janë aktualisht dhe prindërit e Eduart Gushit e familjarë të tjerë. Gjatë verës, ata vinin zakonisht në Shqipëri, por dy vitet e fundit për shkak të pandemisë, nuk kishin ardhur.

Këtë verë, me hapjen e kufijve, Eduart Gushi, kishte marrë të shoqen Silvana dhe bashkë me dy vajzat, Anasatasia e Eva, ishin nisur të kalonin disa ditë pushimesh në bregdetin e Vlorës, ku dhe jetonin prindërit e bashkëshortes. Por, fatkeqësisht nuk arritën gjallë atje.

Një i afërm i Eduartit tha për gazetarët se ata ishin një familje shumë e respektuar dhe se kanë hidhëruar shumë njerëz me ikjen e tyre.

“Shuhet familja. Alamet djali, Alamet familje. Vajti për jetë të mirë. Vjen kthehet. Kishte ikur në Greqi. Kishte një vit e gjysmë, dy vjet që kishte ikur. Ikën për të punuar. I ka në Greqi të tërë. Ka nja dy vjet që nuk e kam parë të jetë kthyer. Sivjet kishte ardhur. Këtu nuk kishte punë. Nuk e di se unë kam qenë për vete në Greqi. Bashkë ikën ata familjarisht ikën. Në Greqi kanë ikur edhe prindërit,”- deklaroi ai ndër të tjera.

LAJM KRYESOR:Tragjedi në Vlorë/ Shuhet familja me 4 anëtarë në aksident, me ta edhe dy vajzat e mitura, shoferi i Audi-t i goditi nga pas dhe i nxorri nga rruga (NGJARJA-EMRAT)

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e kripes tragjedia ne vlore tragjedia e kripes tragjedia ne vlore

Sondazh

Poll