Aktualitet

Sistemi gjyqësor në krizë, flet kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami: Kemi vetëm 25 gjyqtarë, prurjet e Magjistraturës nuk po

25 Qershor 2021, 09:53 Nga DOSJA
Sistemi gjyqësor në krizë, flet kryetarja e KLGJ, Naureda

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, në një prononcim për ‘Report Tv’ ka folur në lidhje me disa nga sfidat me të cilat po përballet institucioni që ajo drejton.

Sipas Llagamit, Gjykatat e Apelit janë në një krizë, paso në to ka një mungesë gjyqtarësh. Sipas saj, situate është vërtet kritike, pasi në total mungojnë 144 gjyqtarë, ndërsa aktualisht sistemi gjyqësor shqiptar ka vetëm 25.

Në lidhje me këtë, Llagami shprehet se, as prurjet e Magjistraturës nuk po mund të mbushë mungesat që ka aktualisht sistemi gjyqësor.

“KLGJ ka detyrimin për të organizuar të gjithë gjykatat për të qenë më eficent me burimet njerëzore dhe të ketë sa më pak kosto. Sot sistemi vuan edhe nga vakancat që ka krijuar vettingu. KLGJ këtë situatë e kishte të qartë që do ndodhte dhe që në momentin që u ngrit krijoi grupin e punës për të krijuar hartën gjyqësore për të pasur një drejtësi eficente. Për shqyrtimin e çështjeve urgjente ne delegojmë në gjithë Shqipërinë. Për 2020 kemi deleguar 820 gjyqtarë, dhe kjo ka kosto financiare dhe për më tepër ai gjyqtar që delegohet lë çështjet e veta dhe merret me të tjerat ku delegohet.  Sistemi është në gjendje kritike, sot kam një sfidë shumë të madhe, qytetarët nuk e dinë se kur do u gjykohet çështja. Pjesa e delegimeve është problematike dhe po mundohemi ta menaxhojmë, por situata po përkeqësohet, sistemi ka shumë kosto dhe për këto kosto nuk e ofron atë shërbim. Ata që janë pezulluar nga vettingu paguhen me 75 % të rrogës, por nuk japin shërbim. Pra shteti paguan, por qytetari nuk merr shërbim”, tha Llagami.

Llagami tha se grupet e punës, ku ka edhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë do të konsultohet me grupet e interesit dhe shoqërinë civile në lidhje me hartën e re gjyqësore për uljen e numrit të gjykatave dhe krijimin e një Apeli.

“Përbërja  e grupit të punës kishte dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe nuk kemi kundërshtim me ta. Ne do të konsultohemi së shpejti më të gjithë aktorët nga grupet e interesit, avokatët, shoqërinë civil. Sistemi gjyqësor është në alarm, alarm që ishte parashikuar nga grupi i punë dhe një Apel është për shkak të situatës që është krijuar nga vettingu dhe humbet që ka krijuar në sistem. Unë jam e hapur për diskutime dhe propozime të reja”, tha Llagami.

(E.H / Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Qershor 2021, 09:05

TIRANË– Familja Gushi që u shua sot në aksident sapo ishte kthyer nga Greqia. Të katërt kishin bërë gati me rroba e valixhe për të shkuar me pushime drejt ...