Aktualitet

KLP kërkon vaksinimin e prokurorëve, anëtarëve të KLP-së, PGJ-ve dhe stafit të prokurorive: Jemi 928 persona në total

22 Qershor 2021, 10:32 Nga DOSJA
KLP kërkon vaksinimin e prokurorëve, anëtarëve të

TIRANË– Gent Ibrahimi i ka dërguar një letër ministers së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes të cilës kërkon përfshirjen e prokurorëve, anëtarëve të Këshillit, oficerëve të policisë gjyqësore dhe stafin administrativ, në listën prioritare për vaksinim.

Në shkresën zyrtare, Ibrahimi shkruan se në total grupi i prokurorëve në total janë 928 persona të cilët duhen vaksinuar.

“Njoftim! Në emër të KLP-së, kryetari Gent Ibrahimi i dërgoi sot znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,  kërkesën për përfshirjen e prokurorëve, anëtarëve të Këshillit, oficerëve të policisë gjyqësore dhe stafin administrativ, në listën prioritare për vaksinim. Në total grupi i sipërpërmëndur konsiston në 928 persona. Në vijim mund të gjeni shkresën zyrtare,”- shkruhet në njoftimin zyrtar.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gent ibrahimi ibrahimi kerkon vaksinimin e prokuroreve gent ibrahimi ibrahimi kerkon vaksinimin e prokuroreve

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Qershor 2021, 07:39

TIRANË– Shkodra është zgjuar sot pa ujë të pijshëm. Mësohet se një defekt në linjën 110 Kv të nënstacionit, ka bërë që të digjen panele e ujësjellësit në S...