Aktualitet

U la në burg për korrupsion, KLP pezullon nga detyra prokurorin e Sarandës, Sali Hasa

22 Qershor 2021, 09:21 Nga DOSJA
U la në burg për korrupsion, KLP pezullon nga detyra prokurorin e

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur me votë unanime pezullimin nga detyra të prokurorit të Sarandës, Sali Hasa.

Në njoftimi e lëshuar nga KLP, theksohet se vendimi për pezullimin vjen për shkak të masës së sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj tij pak ditë më parë. Vendimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur pezullimi, ndërsa prokurori mund të bëjë ankimim në Gjykatën Administrative të Apelit.

Njoftimi i KLP: 

KLP vendosi me votë unanime pezullimin nga detyra të prokurorit Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shkak të masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë me vendimin nr.40, datë 17.06.2021 dhe nr.44, datë 21.06.2021, të Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur ky pezullim. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim në Gjykatën Administrative të Apelit.

Hasa u arrestua tre ditë më parë për korrupsion, pasi nga hetimet e SPAK rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave për një kriminel. Ai është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si i dyshuar për veprën penale të korrupsioni pasiv të funksionarëve të tjerë të drejtësis.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet klp pezullon prokurorin sali hasa sali hasa klp pezullon prokurorin sali hasa sali hasa

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Qershor 2021, 07:39

TIRANË– Shkodra është zgjuar sot pa ujë të pijshëm. Mësohet se një defekt në linjën 110 Kv të nënstacionit, ka bërë që të digjen panele e ujësjellësit në S...