Aktualitet

Fshati Belinë lihet në harresë, banorët: Nuk kemi kushte për një jetë normale

22 Qershor 2021, 10:21 Nga DOSJA
Fshati Belinë lihet në harresë, banorët: Nuk kemi kushte

PATOS– Fshati Belinë po boshatiset çdo ditë. Edhe pse janë në zonën naftënxjerrëse të Marinzës ata nuk kanë punësim, por po largohen në emigracion drejt vendeve të BE.

Fshati Belinë i njësisë administrative Zharrez bashkia Patos po shpopullohet nga dita në ditë. Në fshat dominojnë banesa të reja, moderne por që janë ndërtuar me para të ardhura nga emigracioni dhe jo nga puna në fshatin e tyre.

Mungesa e vendimeve apo politikave të qeverisë ka bërë që banorë të moshave të reja por dhe të moshës së mesme ti drejtohen vendeve të BE për një jetë më të mirë

Banorët thonë se ska ujë për të pirë, për të vaditur, punë ska,  kushte jetese e argetimi ska, çfarë do bejmë të rrimë ktu, të ikim sa më parë, thone ata per Syri Tv.

Kur nuk ka asnjë lloj ndihme nga shteti, kur nuk ka politika sociale çfarë të bëjmë, të ikim jashtë, kjo mbetet zgjidhja.

Të detyruar nga kushtet e vështira ekonomike e jetese, nga indiferenca e qeverisë ata e kanë gjetur zgjidhjen drejt emigracionit në vende të BE.

Marrë nga Syri.net

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fshati belinë në patos fshati belinë në patos

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Qershor 2021, 07:39

TIRANË– Shkodra është zgjuar sot pa ujë të pijshëm. Mësohet se një defekt në linjën 110 Kv të nënstacionit, ka bërë që të digjen panele e ujësjellësit në S...