Aktualitet

Po tentonin të ‘zaptonin’ fushat e Mirditës me kanabis! Bien në pranga tre kushërinjtë, procedohet penalisht kryeplaku

22 Qershor 2021, 08:40 Nga DOSJA
Po tentonin të ‘zaptonin’ fushat e Mirditës me kanabis!

LEZHË– Tre kushërinj kanë rënë në pragat e policisë ditën e sotme, të cilët akuzohen se kultivuan bimë narkotike në fshatin Lurth.  Të arrestuarit janë Flamur, Viktor dhe Klisard Picaku( kushërinj) për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”, si dhe është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” Nikoll Picaku, kryeplaku i fshatit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Mirditë, Lezhë; Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.  Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. 

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Lurth, Mirditë, janë konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike dhe janë vënë në pranga shtetasit F. P., V. P. dhe K. P., si dhe ka filluar procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, ndaj kryetarit të fshatit, shtetasit N. P., banues në Lurth, Mirditë.  

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet flamur picaku kanabis ne mirdite klisard picaku nikoll picaku viktor picaku flamur picaku kanabis ne mirdite klisard picaku nikoll picaku viktor picaku

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Qershor 2021, 07:39

TIRANË– Shkodra është zgjuar sot pa ujë të pijshëm. Mësohet se një defekt në linjën 110 Kv të nënstacionit, ka bërë që të digjen panele e ujësjellësit në S...