Aktualitet

U konfliktuan pas një aksidenti me makinë, arrestohet një person në Durrës

22 Qershor 2021, 07:21 Nga DOSJA
U konfliktuan pas një aksidenti me makinë, arrestohet një person

DURRËS– Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin pas një aksidenti të ndodhur ditën e djeshme në Dirrës.

Policia bën me dije se 30-vjeçari S.D. përplasi mjetin e tij tip ‘Opel’, me mjetin tip ‘Benz’, dhe pas aksidentit u konfliktua me drejtuesin 21-vjeçar. 30-vjeçari ishte në gjendje të dehur në momentin që ndodhi aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 30 vjeç, si dhe u procedua penalisht O. D., 21 vjeç, banues në Krujë, pasi në Fushë Krujë, shtetasi S. D., duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin O. D., dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 30-vjeçari konfliktohen dy persona ne durres arrestohet 30-vjeçari konfliktohen dy persona ne durres

Sondazh

Poll